Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës, ku një person u gjet i vdekur.

“Jepi zë” mëson nga burime të sigurta brenda Policisë, se trupi i një mashkulli u gjet i vdekur me shenja të goditjes me mjet të fortë.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se viktima u godit me një mjet që përdoret në ndërtimtari që i thuhet “teshlicë” (sqepar).

Ende nuk dihen detaje për viktimën, trupi i të cilit do të dërgohet për obduksion.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku u gjet trupi i pajetë.