Lokale - eSIMy

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm dy persona në Mitrovicë.

Të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan Jepi zë.

O. Q., 27 vjeçar është dënuar me 20 muaj burg, ndërsa R. Z. 32 vjeçar me 19 muaj burg.

Të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Raporti i Policisë:

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Mitrovicë, 22 prill 2022

Gjatë ditës së sotme, Policia në Mitrovicën e Jugut, në dy lokacione të ndryshme ka arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.

Mbi bazën e urdhëresave aktive janë arrestuar të dyshuarit:

O. Q., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për veprën penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej njëzet (20) muajve.

R. Z. 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për tri vepra penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej nëntëmbëdhjetë (19) muajve.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.