Lokale - eSIMy

Hyrja deri te kazerma u bllokua e tëra. Njësitet e deminimit pushtuan hapësirën.

Në fakt e tëra kjo skenë që ngjante edhe në filma aksion, u bë kur një qytetar me veturën e tij solli një mjet shpërthyes tek FSK-ja.

Pavarësisht që qëllimi ishte për ta dorëzuar atë tek ushtria e Kosovës, një veprim i tillë po konsiderohet i rrezikshëm.