Pakënaqësitë për gjobat e shqiptuara shpesh herë bëhen shkak që qytetarët të bëjnë veprime agresive ndaj zyrtarëve policorë. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në Veternik, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor, pasi ky i fundit i kishte shqiptuar atij një gjobë në trafik për shkak të shkeljes së rregullave në komunikacion.
I revoltuar për gjobën që mori, i dyshuari e ka kërcënuar policin duke i thënë se do ta shohë se kush është ai. Kjo ka bërë që 33-vjeçari menjëherë të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.