Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçares nga Vitomirica, Edoneta Mehmetaj e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e zjarrit që përfshiu një dhomë të shtëpisë së saj më 30 mars, shkruan Gazeta Sinjali.

Familjarët kamë njoftuar se 14-vjeçarja ka ndërruar jetë sot ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet po sot.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e Qytetit në ora 17:00 ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerës në Vitomiricë.

Në dhomën ku pësoi djegie vajza ishin bërë shkrumb e hi dy shtretër, por ende s’dihet se si ka ardhur deri të zjarri që i shkaktoi lëndime të rënda trupore të miturës.

Eksperti i zjarrit ka bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që Policia ka marrë disa deklarata nga familjarët lidhur me atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

 

 

 

/Llapi.info