Lokale - eSIMy

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mesditën e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Llapi.info.

Llapi.info mëson se nga ky aksident ka humbur jetën Naser Gashi nga fshati Bajçinë e Podujevës.

Gashi kishte qenë profesor në një kolegj në lëndën e mjekësisë.

Në po këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona tjerë. Kështu ka thënë për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi./Llapi.info