Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për vdekjen e këmbësores që u godit nga një automjet me 16 janar te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë. Për pasojë gruaja 46-vjeçare pësoi lëndime të rënda dhe për dy javë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Fatkeqësisht ajo nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Ky lajm pikëlloi familjen Gllogu prej nga ishte e ndjera. Basrie Gllogu vdiq të shtunën pasi nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aksidentit.

Pasi spitali njoftoi policinë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuar për shkaktimin e aksidentit është një 26-vjeçar, ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga organet e rendit.