Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Fakultetit Teknik.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 07:30 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej i shtrirë në tokë pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetë.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.