Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit, ku një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga familjarët e të ndjerit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes dhe me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për Obduksion”, tha Gashi.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i ndjeri është gjetur i varur në litar në një pjesë të shtëpisë së tij.