Në Pejë janë shënuar dy viktima dhe janë lënduar po ashtu dy qytetarë si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur gjatë ditës së shtunë.
sipas njoftimit të Policisë, viktimat janë një nënë bashkë me birin e saj, transmeton Telegrafi.
Fillimisht është konfirmuar vdekja e fëmijës, pastaj nënë e cila rezultonte e zhdukur u gjet pa shenja jete në orët e vona të mesnatës.
Për këtë rast ka folur familjare (gjyshi i vogëlushit) për medie.
“Ka qenë punë sekondash. Është mbushur. Ka pasur shembje prej atjehit. Kemi qenë tetë anëtarë në shtëpi. Nusen e ka qit në anën tjetër, këtë nipin në anën tjetër”, thotë ai.
Më poshtë video: