Derisa po mbante konferencë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një qytetar dëgjohej jashtë rrethojave të objektit të Kuvendit të Kosovës duke thirrur “O hajn, o hajn” në drejtim të presidentit.
Menjëherë pas këtyre thirrjeve truprojat e presidentit i janë vënë në ndjekje qytetarit.
Në një video të siguruar nga indeksonline shihen truprojat e presidentit Thaçi duke e arrestuar qytetarin.
Gjatë arrestimit, reaguan edhe kalimtarë të shumtë të rastit të cilët ishin në këtë vendngjarje.
Truprojat e presidentit shihen duke e grushtuar qytetarin në fjalë, ku më pas edhe e arrestuan.






