Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas humbjes nga Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës, njofton Llapi.info

Përmes rrjetit social facebook, Batatina ka shkruar se skuadra e tij ka dominuar totalisht, por që sipas tij disa detaje të ndryshme gjatë ndeshjes ndikuan që Llapi të eliminohet.

“Të dashur qytetarë të Llapit , në veçanti ju tifozë Legjenda fillimisht faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme që treguat sot. Sot ishte një ditë e vështirë për të gjithë ne.
Ishim përgatitur në mënyrën më të mirë, dominuam totalisht por disa detaje të ndryshme gjatë ndeshjes ndikuan që skuadra jonë e zemrës të eleminohet. Për gjatë 5 viteve së bashku kemi pasur shumë momente të mira , të cilat nuk i ka pasur Llapi kurrë më parë , dhe të cilat më shtyjnë që të vazhdojë fuqishëm tutje pasi që lufta për titullin kampion nuk ka përfunduar. Ju kërkoj falje të gjithëve për dëshpërimin që ju kemi sjellë sot , por ju premtoj që ne së bashku me ju do ta japim maksimumin për ti sjellë Podujevës atë që e kemi pritur moti. Prandaj ju bëj thirrje që të mos demoralizoheni por të jeni edhe më fuqishëm përkrah nesh pasi lufta e vertetë veç sa ka filluar. Nuk është disfatë atëherë kur ti rrëzohesh por atëherë kur ti refuzon të ngritesh. E ne patjetër se do të rikthehemi sepse pasardhësit e Zahir Pajazitit nuk dorëzohen kurrë.Mos harroni se nata më e errët fundin e ndritshëm e ka…Prandaj të gjithë së bashku të vazhdojmë fuqishëm sepse gjërat e mëdha mund ti bëjme vetëm të bashkuar.” ka shkruar Bataina./Llapi.info