Një prezantues televiziv i cili tregon parashikimin e motit në Alabama TV, i cili po fliste për një uragan masiv, mësoi drejtpërdrejt se shtëpia e tij ishte në rrugë për tu përballur me një stuhi.

Si rezultat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u “shmang” pak për t’i dërguar mesazh gruas së tij për t’u siguruar që ajo të strehohej.

Sipas mediave, meteorologu i ABC 33/40, James Spann, ishte në mes të paralajmërimit të banorëve të Shelby County për tu strehuar të enjten ndërsa kushtet vdekjeprurëse po godisnin vendin.

Por ai “duhej të largohej paksa” kur kuptoi se stuhia që po shikonte po drejtohej drejtpërdrejt në shtëpinë e tij, ku gjendej gruaja e tij Karen.

Ndërsa transmetimi vazhdonte të ishte i drejtpërdrejtë, Spann mund të dëgjohet duke thënë: ‘Ajo që po bëj është t’i dërgoj mesazh gruas time për t’u siguruar që është e strehuar’.

Gazetarët në redaksinë e ABC 33/40 arritën të kontaktonin gruan e tij, e cila u tha atyre: ‘Oh, është një mrekulli. Një pemë e madhe për pak nuk goditi shtëpinë tonë!’.

Ajo shtoi: ‘Është e pabesueshme! Ka shumë dëme kudo’.