Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka insistuar në rritjen ekonomike të Kosovës dhe hapjen e 35 mijë vendeve të reja të punës.

Bislimi ka thënë se rritja ekonomike ekziston, dhe se këto janë shifra të konfirmuara edhe nga institucionet ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.

“E kemi cekë shumë herë rritjen ekonomike. Kjo është verifiku edhe nga institucioni ndërkombëtar. Nuk është shifër e shpikur nga Qeveria. Nuk ka dyshime.

Njësoj edhe sa u përket punësimit. Vendet e punës nuk ekspozohen në shesh me i pa.

Kujtdo që i intereson, unë e kom listën e 71 mijë bizneseve në Kosovë për secilin prej tyre sa vende të punës i ka shtuar që nga viti 2020 deri në vitin 2022 dhe mund të themi saktë se ku janë këto 35 mijë vende të punës edhe me regjione, edhe me periudha kohore edhe me veprimtari për arsye se shifrat ekzistojnë dhe janë të qasshme edhe për publikun”, ka thënë Bislimi ndër të tjera në tryezën “Agjenda Evropiane 2022”. /Reporteri.net