Dita e parë e javës së dytë të gushtit ka nisur me rënie të çmimit të derivateve.
Prej 1.73 cent sa kishte qenë çmimi për litër të naftës gjatë vikendit, sot ka rënë në 1.69 cent, raporton 02Press.com
Ndërkohë çmimi i benzinës shitet nga 1.55 cent për litër.
Ndonëse vërehet një rënie e lehtë e çmimit të derivateve, ato vlerësohen të larta për xhepat e qytetarëve të vendit, ku paga minimale është në 250 euro.
Ndryshe, çmimet e derivateve në përiudhen e fundit kanë qenë më të larta që nga paslufta.
Shënim: Varësisht nga pika e furnizimit dallon edhe çmimi i derivateve.