Të mërkurën e 31 gushtit në rrugën e Vushtrrisë në Prishtinë kishte ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë kishte goditur një këmbësor. Viktima ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda, ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin iku nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Por 39-vjeçari nuk arriti ta shijojë lirinë për shumë kohë. Pas punës hetimore të Policisë së Kosovës ai është arritur që të identifikohet e më pas të arrestohet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkohë viktima që është një 50-vjeçar, ka marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.