Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ku dy persona kanë sulmuar një vajzë në rrugën “Nëna Tereza” në Pejë.

Sulmuesit janë arritur të arrestohen nga policia në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarit, ndërkaq viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e rajonit të Pejës, i cili tha se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital”, deklaroi Gashi.

Nga video e dërguar nga sinjalizuesit në adresë të Gazetës Sinjali shihet një grua dhe një djalë duke e rrahur një vajzë të re.

Për disa minuta ata vazhdojnë ta godasin vajzën në tërë trupin me boksa e shqelma.

Ndërkaq, rasti nga prokurori është cilësuar si “Lëndim i lehtë”.