Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë më datë 23.09.2019, në orën 18:40, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar.
Sipas raportit policor më pas së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë.
Viktima si pasojë e sulmit fizik ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.