Një persin është gjetur i vdekur në Prishtinë.
Trupi i tij është gjetur në banesën e tij në rrugën “Fan Noli”.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë e ka konfirmuar lajmin. Ajo tha se personi është gjetur rreth orës 10:00.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Fan Noli”. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ajo/
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se personi i vdekur është Selcuk Atabay, 79 vjeçar, shtetas i Turqisë.
Viktima është konstatuar pa shenja jete nga ekipi i emergjencës që ka dalë në vendngjarje pas thirrjes së parë.