Bukurije Bytyqi nga fshati Arllat, Komuna e Gllogocit është diagnostikuar me Lukimi Akute.

Trajtimi i saj ka një kosto të papërballueshme për familjen e saj.

Sipas djalit të saj, Arbenit Bytyqi, i cili përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë nga të gjithë qytetarët që kanë mundësi financiare të kontribuojnë për shërimin e nënës së tij, kostoja financiare është në vlerë prej 100 mijë euro.

Trajtimi i Bukurijes nuk është i mundshëm brenda vendit, andaj ndihma e secilit prej jush është shpresë për të.

Sipas raportit mjekësor, ajo duhet t’i nënshtrohet transplantit të palcës kockore, operacion ky që nuk mund të realizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Më poshtë e gjeni postimin e Arbenitit si dhe detajet se si miund të ndihmohet nëna e tij, Bukurija.