Një rast i rëndë kishte ndodhur mëngjesin e 23 qershorit në fshatin Barainë të komunës së Podujevës, ku një 50-vjeçar ishte dërguar me urgjencë në spital pasi u lëndua rëndë si pasojë e rrokullisjes me traktor. E kjo ngjarje përfundoi me fatalitet, pasi 50-vjeçari ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i ndjeri në ditën kur ndodhi aksidenti, ishte nisur me traktor që të shkojë dhe të marrë dru në mal. Pas aksidentit atij i ishte dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor i Emergjencës dhe më pas ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.