Screenshot
Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur disa ditë më parë ka përfunduar me pasoja tragjike, pasi një i ri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime bëjnë të ditur se viktima ka ndërruar jetë pas disa ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit.

Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Llugë të Podujevës, ku ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, tre persona kishin pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishin dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas informatave, viktima ndodhej si pasagjer në motoçikletë dhe kishte marrë lëndimet më të rënda, duke u hospitalizuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv, por pa arritur t’i përballojë ato.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti mbetet në hetim.