Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, personazhi i njohur në Tik-Tok, Olsi.
Ai u përplas nga një kamion një orë më parë. Olsi gjithmonë rrinte pranë vijave të bardha dhe mblidhte ndonjë të hollë nga shoferët e makinave.
Të gjithë e njohin Olsin nga videot e tij virale në Tik-Tok. Ngushëllime familjarëve!
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.