Lokale - eSIMy

Ka vdekur i riu nga Gllogjani, Rilind Zeqiraj, i cili ishte aksidentuar ditë më parë.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet Facebook, kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Rilind Zeqiraj nga Gllogjani, i cili u lëndua rëndë në aksident komunikacioni. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të afërmit. Zoti e forcoftë familjen Zeqiraj, në këto momente shumë të vështira për ta”, shkruan ai.