Një person nga Podujeva ka humbur jetën dje në një mal, derisa po priste dru, shkruan Llapi.info.
Llapi.info ka mësuar se personi që ka humbur jetën është 61- vjeçari Agim Fetahu
Fetahu ka qenë edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të arritur në adresë të Llapi.info, Fetahu do të varroset sot në ora 18:00 – në varrezat e fshatit Livadicë./Llapi.info







