Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë Anik Babatinca nga Podujeva.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I TRISHTË

Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se ka ndërruar jetë i dashuri ynë Anik Avdullah Babatinca. Humbja e tij na ka lënë të pikëlluar dhe bosh, por kujtimi i tij do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.

Varrimi do të bëhet nesër, e Martë, në varrezat e fshatit Pogragjë, Gjilan, gjatë namazit të Ikindisë, në orën 15:13.

Te Pamet do të mbahen nga dita e Enjte deri të Shtunën, në Podujevë, tek shtëpia e familjes Babatinca.

Zoti e mëshiroftë dhe e pranoftë shpirtin e tij në parajsën e përjetshme. Pusho i qetë dhe i paharruar, Anik.