Specialisti i Oftamologjisë, Visar Huruglica, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur ditën e sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, miqtë dhe kolegët përmes postimeve në rrjete sociale, ku shprehen tejet të pikëlluar me ikjen e tij nga kjo botë.

Huruglica ka lënë pas vetes prindërit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.