Lokale - eSIMy

Sonte u raportua edhe për një rast të vdekjes së një punëtori në vendin e punës.

Ngjarja në një kompani në Gjakovë, sot rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se punëtori që humbi jetën derisa po punonte në vendin e tij të punës është Nexhdet Hoti, 56-vjeçar.

I ndjeri fillimisht u alivanos, e më pas ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i mjekëve, të cilët provuan t’i japin ndihmën e parë mjekësore.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.