Një person është gjetur sot pa shenja jete në një rrugë në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Emergjenca. Vdekjen e tij e ka konfirmua mjeku kujdestar, i cili pas ekzaminimit për shenjat vitale, ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Siç ka mësuar portali, viktima vuante nga një sëmundje dhe dyshohet se ajo është edhe shkaktari i vdekjes.
Llapi.info mëson se tashmë i ndjeri është Gani Ibrahimi. Sipas njoftimit, varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 13:00 – në varrezat e qytetit tek Hekurudha./Llapi.info