Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet për rastin.

Mësohet se viktima është Ruzhdi Fejza, 81-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.