Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila jetonte në Zvicër, ka mbetur po ashtu e vdekur në aksidentin tragjik në Itali, ku humbi jetën edhe kosovari Hysni Qesta.

Makina e aksidentuar të ishtë një Ferrari GT C4 e bardhë dhe i përkiste shtetasit Hysni Qestaj. Sipas mediave italiane, ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht hyrëse dhe është përplasur me parmakun në të majtë të rrugës e më pas ka shpërthyer në flakë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi ishte i komplikuar pasi personat u dogjën në veturën që mori flakë.

Ditën e djeshme u raportua gjithashtu se në makinë me djalin ishte edhe një vajzë dhe ishte i vështirë identifikimi, pas kryerjes së ADN ajo është identifikuar si Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila jetonte në Zvicër.