Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në banesën e saj në lagjen Dardania të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se e ndjera dyshohet se kishte vdekur para 3 ditësh.
Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku është tërhequr trupi i pajetë.
Fqinjët e viktimës kanë thënë për Sinjalin se e ndjera ka jetuar e vetme në banesën e saj.