Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën e 8 gushtit në Serbobran të Istogut, ku një foshnje 4 muajshe është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Mjeku kujdestar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen e foshnjës, teksa për rastin është njoftuar edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin.

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shneja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informu mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, tha Rugova.