Në fshatin Orllan të Podujevës, shtyllat elektrike, po pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve, shkruan Llapi.info.

Kjo, pasi që në trotuarin, i cili është i destinuar për këmbësorë, janë vendosur edhe shtylla elektrike.

Këto pamje janë publikuar nga faqja “Komuniteti Orllan”.

Në bazë të tyre, shihet se këto shtylla janë të radhitura njëra pas tjetre, ani pse jo drejt, në të gjithë hapësirën që duhet të jetë për këmbësorë.

Për këtë janë ankuar banorë të kësaj ane.

Ndryshe, projektet infrastrukturore në Kosovë shpeshherë kanë qenë ‘bazë’ kritike nga qytetarët.

Më poshtë video:

 

 

 

 

/Llapi.info