Sot është përkujtuar 18 vjetori i vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhemajl Mustafa.
Homazhe për nder të vrasjes së Mustafës, janë bërë tek varri në vendlindjen e tij në fshatin Gllamnik të Podujevës.
E pakënaqur pse nuk janë zbuluar vrasësit e babait të saj është shprehur e bija e Xhemail Mustafës, Beriana.
Mustafa është shprehur mjaft e ashpër me institucionet e Kosovës, duke e cilësuar si dështim total të tyre.
Sipas saj, drejtësia nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e këtij rasti. Mustafa, thekson se politika është ajo që e pengon zbardhjen e këtyre rasteve, duke thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të hetojë Shërbimin Informativ të Kosovës dhe gjithë strukturën politike që dinë për këto vrasje.






