Lokale - eSIMy

Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar të dielën në Vushtrri, ku një 61-vjeçar dyshohet se ka goditur me shuplakë mbesën e tij 22-vjeçare, pas një konflikti që ajo kishte pasur me vëllain.

Sipas këtij mediumi, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 10:50, në rrugën “Lidhja e Lezhës”, brenda shtëpisë familjare.

Sinjali raporton se fillimisht kishte ndodhur një përleshje mes motrës dhe vëllait. Më pas, në shtëpi kishte shkuar xhaxhai i tyre, i cili dyshohet se e kishte goditur të renë në fytyrë.