Të shtëna kallashnikovi dyshohet se ka pasur sonte në një zone banimi pranë Ambasadës Amerikane, bëjnë të ditur burimet e Klan Kosovës.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës.

Megjithatë drejtori për rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, i tha Klanit se nuk ka ndonjë informacion deri në këto momente.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje, motivet e të cilës janë ende të paqarta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.