Juventusi është afër vazhdimit të kontratës së Paulo Dybalas.
Krerët e klubit italian dhe lojtari janë në bisedime tash e një kohë të gjatë për vazhdimin e kontratës, transmeton KOHA.
Sipas mediave italiane, bisedimet janë në fazën e fundit dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja mes palëve.
Juventusi i ka ofruar Dybalas pagë vjetore prej rreth dhjetë milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2025.
Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2022. 26-vjeçari, edicionin e shkuar e mbylli me 17 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat.