Në dy raste të ndara, në dy banka në Podujevë, janë raportuar kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, të cilat janë të falsifikuara, raporton Llapi.info.
Rastet i ka bërë ditura sot Policia e Kosovës, ndërkohë të njëjtat po vazhdojnë të hetohen.
“Sheshi Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 03.08.2021-NN. Me 03.09.2021 ankuesi mashkull kosovare menaxher në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kishin hasur në tri kartëmonedha në vlerë nga 500 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”.
“Rr. Xhemail Mustafa, Podujevë 26.08.2021-NN. Me 03.09.2021 ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kishin hasur në një kartëmonedhë prej 500€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info






