I.A nga Prizreni është dënuar me dy vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë për mashtrim.
Sipas gjykatës, i pandehuri e ka mashtruar një burrë tjetër duke bërë pazare rreth një prone prej 15 ari vend- truall, në vlerë rreth 28 mijë euro.
Sipas aktakuzës gjersa i dëmtuari me iniciale F.SH. paraprakisht e kishte bërë pagesën duke ia dërguar 18 mijëeuro përmes “Raiffaisen Bank” dhe 10 mijë euro përmes “ProCredit Bank” të pandehurit me iniciale I.A, dhe i njëjti për të njëjtën pronë i ka fshehur faktet duke ia shitur parcelën edhe personit tjetër.
Aktakuza e ngarkonte të akuzuarin me iniciale I.A, me veprën penale të mashtrimit, sipas aktakuzës kjo vepër është kryer në shkurt të vitit 2013.
I akuzuari I. A, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëlim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, e ka mashtruar apo e ka vënë në lajthim të dëmtuarin me iniciale F.SH./kallxo.com






