Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste që kanë ndodhur në Podujevë, ku dy persona në raste të ndara, njëri i mitur, janë ther me thikë nga persona të tjerë.
Në rastin e parë që ka ndodhur mëngjesin e të premtes një i mitur ka goditur me thikë një të mitur tjetër.
“Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Në mbrëmje po ashtu është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se ka therur me thikë një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.






