Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar tri raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy viktima me COVID-19, kurse janë shëruar 149 pacientë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë ka rënë në 298.
Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 7,175. Deri tash janë raportuar 90 viktima, kurse 6,787 pacientë janë shpallur të shëruar.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 160 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.904 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 1.039 pacientë.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 159,488 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,917 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 149,820. Në total numri i rasteve aktive është 6.751./Llapi.info






