Lokale - eSIMy

Dy persona kanë humbur jetën si dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Vlorë.

Raportohet se ky incident është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se autorët e ngjarjes pas atentatit kanë djegur dhe makinën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e këtij konflikti.