Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin e plagosjes në Podujevë, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.

Sipas informatave momentale gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile.

Zëdhënësja policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoj se dy persona janë lënduar.

Ahmeti bëri të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.