Screenshot
Lokale - eSIMy

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 20:30 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Ajo konfirmoi se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, “nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar”.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti, informoi Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, shtoi ajo.