Një shqiptar është sulmuar fizikisht në pjesën veriore të Mitrovicës.
Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës.
Ajo ka thënë se djali i saj është sulmuar nga dy persona të panjohur të nacionalitetit serb.
Viktimës iu janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.