Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në rajonin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
“Podujevë 22.11.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtrua dhunë fizike ndaj viktimave bashkëshortes dhe vajzës 10 vjeçare. Pas intervistimit, viktimat me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkaq, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se i ka grisur biletën kthyese për në Gjermani vajzës së saj.
“Rr. Xhafer Meta, Podujevë 23.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, ka njoftuar Policia./Llapi.info






