Edhe dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në rajonin e Podujevës, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur nënë e tij, ndërkohë që një tjetër ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Podujevë, 25.10.2021-16:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

“Podujevë 10.10.2021-13:00. Me datën 25.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datë 10.10.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila si pasojë e dhunës dhe frikës së bashku me dy fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia pasi ishte ndier e rrezikuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info