Dy raste të dhunës seksuale janë raportuar brenda 24 orëve në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor në të dyja rastet, burrat kanë sulmuar fizikisht familjaret e tyre, dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.
Në rastin e parë, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa në të dytin burri është dërguar në mbajtje.
Raporti:
Fushë Kosovë 01.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet
Fushë Kosovë 01.04.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.






