Lokale - eSIMy

Janë shoqëruar në Polici tre persona në Podujevë, si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Njoftimi i plotë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ TË PALIGJSHËM

  • Podujevë / 25.05.2025 – 17:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Podujevë / 25.05.2025 – 17:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit online. Janë sekuestruar para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.